MASH: Paguhen mjetet për për racionin e subvencionuar për studentët në RMV: Paguhen mjetet për për racionin e subvencionuar për studentët në RMV

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se sot është bërë pagesa për racionin e subvencionuar ushqimor të studentëve për muajin prill.

Mjetet janë transferuar në llogaritë bankare të më shumë se 28 mijë studentëve që kanë ushtruar këtë të drejtë në një nga thirrjet e shpallura më parë për aplikim.

Nga MASH-i rikujtonë se në periudhën nga data 20 deri në datën 30, përkatësisht datën 31 të çdo muaji, është e hapur mundësia për aplikim për ushtrimin e të drejtës së racionit të subvencionuar të ushqimit për studentët për të gjithë ata studentë që më pare nuk i kanë plotësuar kushtet, ose nuk kanë aplikuar për arsye të tjera.

“Aplikimi për ushqim të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, përkatësisht bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke bashkangjitur vetëm dy dokumente – formularin për aplikim dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave, si dhe shënohen të dhënat e llogarisë personale të transaksionit”, theksojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të shtëna me armë në Shkup

Story i radhës

‘Next e.GO Mobile’ promovoi në Berlin veturën e parë elektrike

Të fundit nga