mash pagat e mesimdhenesve dhe drejtoreve ne arsimin filor dhe te mesem nga ky muaj jane rritur per shtate per qind 68029b98385de

MASH: Pagat e mësimdhënësve dhe drejtorëve në arsimin filor dhe të mesëm nga ky muaj janë rritur për shtatë për qind

April 18, 2025
1 minut lexim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagoi ndaj pohimeve të partisë politike “E Majta” se pagat e drejtorëve janë rritur deri 45 për qind më shumë nga paga themelore e mësimdhënësit në krahasim me rritjen prej shtatë për qind të pagave të punonjësve të arsimit.

Nga MASH, në reagim cekin se pagat e mësimdhënësve dhe drejtorëve në arsimin filor dhe të mesëm nga ky muaj janë rritur për shtatë për qind dhe kjo është, siç thonë, rritja e dytë në mandatin e Qeverisë aktuale, pasi që paraprakiht në tetor të vitit të kaluar u rritën për pesë për qind.

Nga MASH-i përkujtojnë se tashmë është bërë plan për rritje afatgjate të të ardhurave personale të cilat në periudhë prej katër viteve do të rriten së paku për 46 për qind, ndërsa më së shumti deri 60 për qind, varësisht nga shkalla e inflacionit.

Nga E Majta ssot përmes kumtesës vlerësuan se shkollat po luftojnë me mungesë të kuadrit, ndërsa mësimdhënësit po luftojnë për gjysmën e pagës që e meritojnë.

Kërkuan barazim urgjent të pagave për të gjithë të punësuarit në arsim dhe transparencë në arsyetimin e prioriteteve në politikat arsimore.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

vlen vende te reja pune ne kumanove me investim prej 211 milione denaresh video 68029b946b3bb
Story i mëparshëm

VLEN: Vende të reja pune në Kumanovë me investim prej 211 milionë denarësh (VIDEO)

do jesh ne ate nxehtesine e dashnise por snigjon kanarina rama ndalon fjalen para mbeshtetesve po na myte mo 6802a0fe2498d
Story i radhës

“Do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë, por s’nigjon kanarina”, Rama ndalon fjalën para mbështetësve: Po na myte mo!

Të fundit nga

ShkoLartë