MASH: Nxënësit e shkollave të mesme masivisht shfrytëzuan aplikacionin elektronik për bursa, po përshpejtojmë digjitalizimin e shërbimeve

December 1, 2022
1 minut lexim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me përkushtim të madh po angazhohet për të lehtësuar aplikimin për realizimin  e më shumë të drejtave në fushën e arsimit, përmes prezantimit të parashtrimit elektronik të dokumenteve. Digjitalizimi i aplikimit për bursa për nxënës  për vitin shkollor  2022/2023 kontribuoi  që këtë vit për herë të parë të mos ketë radhë të gjata të nxënësve  dhe prindërve /kujdestarëve  të cilët presin para Ministrisë për të dorëzuar dokumentet e nevojshme.

Marketing

 

– Numri më i madh i aplikimeve për bursa për nxënës këtë vit janë pranuar  në formë elektronike, që është një sinjal për MASH-in se nxënësit e shkollave të mesme i ndjekin zhvillimet bashkëkohore  në fushën e teknologjisë TIK, pranojnë mënyrat më bashkëkohore  të komunikimit, gjë që na jep të drejtën për të konfirmuar se jemi duke bërë progres sa i përket pranimit të digjitalizimit, theksoi  ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

 

Digjitalizimi i këtij shërbimi, lehtëson shqyrtimin e dokumenteve të pranuara, më  lehtë krijohen rang listat , ku shkurtohet edhe koha e gjenerimit të zgjidhjeve për marrjen e të drejtës për bursës për nxënës, me ç’rast vetë procesi i aplikimit është tërësisht transparent dhe aplikantët do të informohen për statusin e kërkesës.

 

“Besoj se mënyra e aplikimit  elektronik për bursa për nxënës do të vazhdojë edhe gjatë viteve të ardhëshme, ku dalë-ngadalë do të braktiset sistemi i vjetër i aplikimit me dorëzimin e dokumenteve në formë të letrës në hapësirat e MASH-it , shtoi ministri Shaqiri.

 

 

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushtarët e Kosovës zbarkojnë në ishujt e kontestuar

Story i radhës

Samsung prezanton një memorie të re GDDR6W për kartat grafike me avantazhet e HBM2

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë