Shpërndarja e materialeve të reja mësimore të përgatitura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, të destinuara për nxënësit e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta për lëndët për të cilat janë përgatitur kurrikulat e reja arsimore, është në vazhdim dhe do të përfundojë para fillimit të vitit shkollor.
“Nxënësit nuk do të marrin skripta, por materiale të cilësisë së lartë, krijuese dhe të përpunuara të materialit mësimor për tremujorin e parë. Ndërkohë po vijojnë procedurat për miratimin e teksteve të reja për këto klasa dhe lëndë.
Të gjitha janë në një fazë të ndryshme.
Paralelisht, tekstet shkollore po dërgohen në shkolla për të gjitha klasat e tjera, të tretë, të gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë, dhe duke qenë se procesi është intensifikuar dhe do të përfundojë deri në fund të ditës së nesërme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës apelon te udhëheqësitë e shkollave fillore të marrin materialet mësimore dhe tekstet shkollore nga ambientet e komunave dhe të organizojnë shpërndarjen dhe caktimin e tyre për nxënësit në ditën e parë të shkollës”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.