Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme përmes një komunikate shpreh zhgënjimin që në fillim të vitit shkollor 2022/23 nxënësit e shkollave të mesme po përballen me problemin e njohur të mungesës së librave dhe kërkon institucionet të zgjidhin problemin për të pasur një proces të qetë mësimor. Ky problem, theksojnë ata, është jashtëzakonisht alarmant, sidomos në vitet e mëparshme. Gjatë kësaj periudhe, Unioni ii nxënësve të shkollave të mesme monitoron në mënyrë aktive situatën dhe apelon për zgjidhjen e saj. Megjithatë, problemi është larg zgjidhjes dhe ende paraqet një pengesë të madhe në jetën e përditshme të nxënësve.
“Këtë vit vërehet një numër në rritje i rasteve problematike në shumë prej shkollave të mesme në të gjithë vendin. Nxënësit raportojnë se marrin libra të dëmtuara që janë larg përdorimit dhe në rastin më të keq mungesë të plotë të një pjese të teksteve. UNSHM konstatoi se situata të tilla ka në Shkup, Manastir, Veles, Prilep, Dellçevë dhe qytete të tjera, madje edhe në disa nga shkollat e mesme më të mëdha. Problemi është veçanërisht i theksuar në shkollat profesionale, veçanërisht për tekstet e lëndëve profesionale, gjë që krijon pabarazi mes nxënësve. Zgjidhja e problemit u lihet vetë nxënësve, të cilët detyrohen t’ia dalin duke kërkuar format elektronike të librave duke mësuar përmes fotove nga bashkëmoshatarët e tyre, apo më e keqja, duke i fotokopjuar apo blerë me shpenzimet e tyre, thonë nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme.
Unioni, theksojnë ata, e konsideron situatën absolutisht të papranueshme dhe dënon rreptësishtë papërgjegjshmërinë e institucioneve kompetente në trajtimin e problemit.
“Digjitalizimi jo i plotë nuk mund të përdoret si justifikim për mungesën e librave shkollore. Apelojmë që problemi të jetë prioritet dhe të punohet aktivisht për zgjidhjen e tij. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të informojmë publikun për këtë temë jashtëzakonisht të rëndësishme. Një nga angazhimet kryesore të Unionit është ofrimi i arsimit të aksesueshëm për të gjithë. I kujtojmë publikut nenin 44 të Kushtetutës, ku thuhet: “Çdokush ka të drejtën e arsimimit”. Arsimi është i disponueshëm për të gjithë në kushte të barabarta. Arsimi fillor është i detyrueshëm dhe falas”. Librat janë një mjet bazë për mbajtjen e mësimit të pandërprerë, i cili sipas Kushtetutës (duhet të jetë) falas, thekson Unioni.
Në ndërkohë, edhe shumë shkolla fillore nuk i kanë pranuar akoma librat e ri, ndërsa mësimi po zhvillohet ose me libra të vjetër, ose me fletushka. ky vit shkollor është ndër të vetmit ku Ministria e Arsimit ka dështuar me sigurimin në kohë të librave, ndërsa ka zëra që thonë se komplet gjysmëvjetori i parë do të zhvillohet me fletushka.