MASH i merr Merkos kompetencat për dy shkolla

November 16, 2024
1 minut lexim

Strugë, 16 nëntor – Për dy shkolla fillore në Strugë, kryetarit të Strugës Ramiz Merko i janë marrë ingerencat, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

“Merkos i janë marrë ingerencat e shkollave ‘Shën Klimenti i Ohrit’ në Drasllavicë dhe ‘Goce Dellçev’ në Podgorc, në bazë të detyrimeve të parealizuara të cilat dalin nga ligji – publikim jo në kohë të shpalljeve për zgjedhje të drejtorëve dhe emërim të drejtorëve të cilët nuk i përmbushin kushtet për ushtrim të detyrës. Në të dy shkollat janë vendosur u.d. drejtorë të rinj”, kanë thënë nga MASH-i.

Në pyetjen e parashtruar se nëse ka procedurë për marrje të ingerencave të shkollave të reja, nga Ministria thonë se mbikëqyrje realizohen në disa shkolla, por procedurat janë në vijim.

Në Gjykatën Themelore në Strugë po zhvillohen dy procedura gjyqësore kundër kryetarit të Strugës, për emërim joligjor të drejtorëve në shkolla fillore.

Një procedurë është për tre lëndët të cilat janë të bashkuara, për Podgorc, Llabunishtë dhe Shkolla fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, ndërsa tjetra për shkollën në Veleshtë ku ka disa të akuzuar për “Punë të pandërgjegjshme në shërbim”, ndërsa një pjesë e tyre ndiqen penalisht për veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”. Prokuroria Themelore Publike Strugë e ngarkon kryetarin e Strugës për keqpërdorim të pozitës.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flasin Gjasula dhe Balaj para ndeshjes me Çekinë

Story i radhës

Komuna e Sarajit thirrje Taravarit: Vendoseni në funksion Poliklinikën në Saraj!

Të fundit nga

ShkoLartë