Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që deri në fund të muajit të publikojë konkurs në të cilin, nxënësit e shkollave të mesme do të aplikojnë për marrjen e bursave.
Gjithashtu Qeveria ka caktuar numrin e bursave që do të jepen në çdo kategori për vitin shkollor 2022/23. Siç njoftojnë nga Qeveria vlera e bursave për shumicën e kategorive do të jetë 3 500 denarë në muaj, për nxënës të talentuar – sportistë; nxënës të talentuar nga fusha e shkencave natyrore dhe teknike; nxënës të talentuar në fushën e arteve; për nxënësit me nevoja të veçanta; për mbështetje sociale të nxënësve të shkollave të mesme; për nxënësit – fëmijë pa prindër, studentë që zbatojnë programe mësimore nga profesioni i hotelerisë dhe turizmit; për nxënës nga profesioni elektroteknik; nga profesioni i ndërtimit dhe gjeodezisë; nga profesioni bujqësor-veterinar; për nxënës e inxhinierisë; nga profesioni i tekstilit dhe lëkurës; për nxënësit që zbatojnë programet për aftësimin profesional dhe arsimin profesional në kohëzgjatje trevjeçare; për nxënësit që do të regjistrohen në klasat e arsimit profesional, në të cilat mësimi praktik do të realizohet me një numër të shtuar orësh, sipas programeve të arsimit profesional.
Në këtë seancë u përcaktuan numrat e bursave që do të jepen në çdo kategori për vitin shkollor 2022/23 në shkollat e mesme. Ndërsa të gjithë nxënësit romë do të marrin bursa në vlerë prej 800 denarë deri 2 200 denarë, varësisht nga suksesi.