MASH: Është e arsyeshme që të vazhdojë mësimi dhe të intensifikohen negociatat

April 20, 2022
1 minut lexim

Çdo ditë dhe orë e humbur e procesit arsimor është në dëm të drejtpërdrejtë të nxënësve dhe askush nuk mund t’i kompensojë. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e përshëndet iniciativën e Këshillit të SASHK-ut për intensifikimin e negociatave për rritjen e pagave të mësimdhënësve, por jo edhe vendimin për vazhdimin e grevës. Është e papërgjegjshme të këmbëngulet për të vazhduar me ndërprerjen e mësimit, në kushtet kur mësimdhënësve u ofrohet zgjidhje për rritjen e pagave.

Është e arsyeshme që greva të lihet në pushim, sindikata të vazhdojë me negociatat derisa të arrihet zgjidhja e pranueshme për të gjitha palët. Përndryshe, SASHK-u do të jetë përgjegjës i vetëm për humbjen e pariparueshme të nxënësve dhe prindërve.

U bëjmë thirrje mësuesve që të fillojnë të veprojnë sërish në interesin më të mirë të fëmijëve dhe të kthehen në mësime. Rritje të pagave në arsim do të ketë, siç kishte në 5 vitet e fundit. Është ofruar rritje për 10% që do të sigurohen me rebalansin e Buxhetit.

Kjo nënkupton paga më të larta të mësimdhënësve për 2500 denarë në muaj. Ofruam gjithashtu metodologji me të cilën do të sigurojmë rritje të vazhdueshme të pagave dhe zgjidhje të përhershme të statusit social të punonjësve të arsimit.

Të rikujtojmë se më herët, përmes dialogut të partneritetit, u arrit rritje e pagave të mësimdhënësve prej 21%. Me këtë rritje, pagat e mësimdhënësit/es në arsimin fillor është rritur mbi 3.200 denarë plus stazhin dhe tani është së paku 24.786. Rritja e mësimdhënësit në arsimin e mesëm është mbi 4.300 denarë plus stazhin dhe paga mesatare është 25.874.

Mësimdhënës, vendosni interesin e fëmijëve para interesit tuaj personal. Vendi i nxënësve është në shkollë. E drejta e arsimimit të çdo fëmije është e drejtë e garantuar me kushtetutë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gruevski: Prokuroria nuk ka dëshmi se kam vjedhur para nga partia ime politike

Story i radhës

Parashikimi i motit për pesë ditë në Kosovë

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar
ShkoLartë