mash bursa per studime ne universitetet me te mira boterore 62051f9e19878

MASH: Bursa për studime në Universitetet më të mira botërore

February 10, 2022
min lexim
auto 850x636 Ministria e Arsimit dhe Shkences MK 780x4391601580047 804x380 1 696x3291612100305 1 750x402 1

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në rrjedhë janë konkurset për ndarjen e bursave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët në vitin akademik 2022/2023 do të regjistrohen në ciklin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve në njërin nga dhjetë universitetet e renditura në të gjitha fushat, përkatësisht një nga 100 universitetet më të mira në fushën e shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencave të mjekësisë dhe gjenetikës, sipas publikimit të fundit të rang listës së Qendrës për Universiteteve të klasit botëror në Universitetin e Shangait Xhio Tong.

Përveç kushtit kryesor për ndarjen e këtyre bursave, ndërsa ajo është regjistrimi i studimeve në një nga 10 universitetet më të mira në botë në të gjitha fushat, përkatësisht një nga 100 universitetet më të mira në këto fusha të shënuara, çdo kandidat potencial duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mos jetë shfrytëzues i bursës nga ndonjë dhënës tjetër, të ketë dëshmi të njohjes aktive të gjuhës në të cilën realizohet mësimi dhe të ketë arritur sukses të caktuar gjatë arsimit të mëparshëm (nota mesatare 4.5 gjatë arsimit të mesëm, nëse aplikon për bursë për studime deridiplomike, përkatësisht 8.5 gjatë ciklit të parë dhe/ose të dytë të studimeve nëse aplikon për bursë pasuniversitare, përkatësisht studime të doktoraturës).

Shuma e bursës varet nga vendi dhe universiteti ku kandidati është regjistruar dhe i mbulon shpenzimet e regjistrimit më së shumti deri 40,000 dollarë amerikane në nivel vjetor, biletë fluturimi kthyese dhe kompensimit mujor në të holla.

Pas përfundimit të studimeve, kandidatët, sipas marrëveshjes së nënshkruar për shfrytëzimin e bursës, e kanë për detyrë të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të punojnë në sektorin publik ose privat së paku dyfish në periudhë më të madhe nga periudha e studimit.
(Gjithashtu, në rrjedhë është edhe konkursi për ndarjen e bursave për studime deridiplomike nga cikli i parë jashtë vendit në fushat e arteve figurative, kinematografisë dhe prodhimit të filmit, artit dramatik dhe muzikës për vitin akademik 2022/2023).

Të gjitha informatat e detajuara për kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe formularët e caktuar për aplikim, kandidatët e interesuar mund t’i sigurojnë përmes faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në linkun e mëposhtëm.

Afati i fundit për aplikimin është 15 shtator 2022.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bashkimi i qytetit te ferizajt i nenshtrohet auditimit publik 62051ee1b7066
Story i mëparshëm

“Bashkimi i qytetit të Ferizajt” i nënshtrohet auditimit publik

bela zgjedhet kryetar i deges se levizjes besa ne cair 620520484e510
Story i radhës

Bela zgjedhet kryetar i degës së Lëvizjes Besa në Çair

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.
ShkoLartë