Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi njoftoi se shporta e vjeshtës ka dhënë efekte te familjet. Sipas tij me këtë mas familjet kanë kursyer 1360 denarë në muaj.
Masat e dhëna nga qeveria kanë dhënë rezultat dhe çmimi i ushqimeve është ulur për një muaj. Këtë e bëri të ditur Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, i cili njoftoi se çmimet e produkteve nga shporta e vjeshtës kanë rrënë mesatarisht pesë deri në 10 përqind.
“Çmimet e disa produkteve nga shporta e vjeshtës kanë rrënë mesatarisht nga 5 përqind deri në 10përqind. Të dhënat tona tregojnë në të shprehura në aspektin e kursimeve në para për një familje katër antarëshe në nivel mujor kursimet nga marzhat e kufizuaara dhe çmimet e ulura të një pjese të produkteve arrinë deri në 1360 denarë për familje në varësi të të ushqyerit dhe tregjeve ku furnizohen”, deklaroi Durmishi.
Durmishi po ashtu njoftoi se gjatë periudhës së ardhëshme do të ketë shportë të krishlindjes, të ramazanit, të pashkëve të cilat shporta do të ketë përbërje të ndryshme të produkteve në varësi të asaj se çfarë shpenzohet gjatë asaj periudhe. Ai shtoi se kto masa nuk do të zgjasin më shumë se një muaj dhe se janë të parashikuara në afat më të shkurtë të kohëzgjatjes nga 15 deri në 30 ditë. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN