Regjimi serb vrau e masakroi mijëra shqiptarë të Kosovës gjatë vitit 1998 e 1999.
Komuna e Fushë Kosovës sot ka nderuar 168 qytetarë që u masakruan nga regjimi kriminal serb.
“Përkujtojmë 168 Jetë të Pafajshme.
Sot shënojmë përvjetorin e masakrës së 168 qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, të cilët u vranë mizorisht gjatë luftës.
Kujtimi për ta mbetet i përjetshëm, ndërsa ne vazhdojmë të kërkojmë drejtësi dhe të ruajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e tyre.
Lavdi të rënëve!”, shkruan në faqen e klubit të futbollit Fushë Kosova.
Burimi: botasot.info