masakra e pastaseles dhe burimit osmani kerkojme drejtesi 67ea7f05e4dd0

Masakra e Pastaselës dhe Burimit, Osmani: Kërkojmë drejtësi

March 31, 2025
1 minut lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. ka përkujtuar sot 26 vjetorin e masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.

Osmani tha se kujtesa jonë nuk zbehet dhe se historia nuk mund të harrohet. Ajo tha se me përkushtim dhe vendosmëri, do të vazhdojë ta mbrojmë të vërtetën dhe të kërkojë drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi.

“Një çerek shekulli më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen krime të tmerrshme kundër popullsisë civile në Kosovë. Më 1999, në Pastaselë të Rahovecit, 106 burra, gra dhe fëmijë u vranë e u masakruan brutalisht. E njëjta valë dhune vazhdoi në Burim të Malishevës, ku 42 civilë të pafajshëm u ekzekutuan pa mëshirë.

Por kujtesa jonë nuk zbehet. Historia nuk mund të harrohet. Me përkushtim dhe vendosmëri, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të vërtetën dhe të kërkojmë drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

inskenoi vdekjen davide pecorelli mund te ekstradohet ne shqiperi per te vuajtur denimin burg 67ea75a0a25d1
Story i mëparshëm

Inskenoi vdekjen/ Davide Pecorelli mund të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin burg

reali nje enderr e bere realitet rrefimi i mbappe luaj te klubi me i mire ne planet 67ea82be0c00a
Story i radhës

“Reali, një ëndërr e bërë realitet”, rrëfimi i Mbappe: Luaj te klubi më i mirë në planet

Të fundit nga

​Italia rrit sigurinë në Tesla

Ministria e Brendshme e Italisë ka dërguar një letër për forcat e policisë në të gjithë vendin për të rritur sigurinë në sallat e tregtisë Tesla pas shkatërrimit të 17 automjeteve elektrike

Arteta e pranon shqetësimin

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka pranuar shqetësim, pasi Topçinjtë humbën Gabriel Magalhaesin dhe Jurrien Timberin për shkak të lëndimit kundër Fulhamit. Bukayo Saka bëri rikthimin e shumëpritur nga lëndimi i tij
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë