Marvin Çuni realizoi golin e parë në Serie A me Frosinone, ndërsa e nisi përballjen e javës së 11 si titullar.
22-vjeçari i cili debutoi me Kombëtaren në miqësoren e muajit të kaluar me Bullgarinë i shënoi pikërisht Etrit Berishës në fitoren 2 – 1 ndaj Empoli mbrëmjen e së hënës.
Marvin Çuni mori një pasim në zonë nga lojtari me origjinë shqiptare Arijon Ibrahimoviç duke qenë më i shpejtë se Adrian Ismajli, i cili u përpoq ta largonte topin me kokë, por pa sukses.
Prekja me thembër në minutën e 58’ që zhbllokoi rezultatin ishte e pakapshme. Ibrahimoviç realizoi edhe golin e dytë për Frosinone.
Në pjesën e parë Çunit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Marvin Çuni u transferua gjatë merkatos së verës te Frosinone dhe deri më tani është aktivizuar në 9 ndeshje në kampionat dhe 1 në Kupën e Italisë.