Me trup në Durrës dhe me mendjen në kryeqytet! Tirana ka humbur ndaj Teutës me shifrat 1-0 në ditën e sotme. Edi Martini tregon edhe njëherë tjetër se e di sesi munden bardheblutë. Durrsakët ishin dukshëm më mirë se kundërshtari i tyre.
Një gol do të shënohej nga ana e Beqjas në fundin e pjesës së parë, por arbitri do ta anulonte me VAR. Në pjesën e dytë ishte sërish Teuta që arriti të shënonte, këtë herë me një goditje nga distanca e Albion Markut. Me topin e devijuar, portieri Bekaj e kishte të pamundur për të reaguar. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Oversport”:
Edi Martini: “Nuk janë rastësi gjithë ato Kupa, Superkupa dhe kampionate të fituara. E shohim njëri-tjetrin në sy dhe unë e di se çfarë vlerash kanë këta lojtarë. Tirana?
Ka qenë një kohë tjetër atëherë, tani nuk duhet të fryhemi dhe të fluturojmë. Ne e kemi çdo ndeshje si një finale. Siç e shihni, Kastrioti mundi Vllazninë, Bylisi fitoi në transfertë ndaj Egnatias. Tani ne duhet vetëm që të ulim kokën.
Unë nuk jam partizan i skemës 3-5-2, por duke parë se kishim pësuar shumë gola, duhej ta rregullonim diçka”.