martinez messi ishte i gatshem te shkembente te gjithe topin e arte per fitoren e argjentines ne copa america 6421c2049a626

Martinez: Messi ishte i gatshëm të shkëmbente të gjithë Topin e Artë për fitoren e Argjentinës në Copa America

March 27, 2023
1 minut lexim

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka folur për gatishmërinë e Lionel Messit për të shkëmbyer të gjitha trofetë e tij të mëdha individuale për fitoren e Argjentinës në Copa América.

“Është bukur të luash me të. Kjo është diçka që do të jem krenar t’ua them fëmijëve dhe nipërve të mi. Por e dini, kur jemi në një ekip, ai është vetëm njëri prej nesh. Ai është vetëm Leo. Kjo është arsyeja pse ky grup lojtarësh shkojnë kaq mirë. Ne e dimë dhe duhet të respektojmë gjithçka që ai ka arritur në futboll, dhe gjithçka që ai donte ishte të fitonte me kombëtaren.

Ai do të ndërronte të gjithë Topat e Artë me Kupën e Amerikës. E pashë ta thoshte këtë kur po ktheheshim në Argjentinë nga Brazili dhe ai mbante trofeun.

Ai tha: “Kjo është e vetmja gjë që doja në karrierën time futbollistike”. Dhe unë thashë: “Edhe unë”. Isha krenar për momentin që ndihmova në realizimin e ëndrrës së tij. Ai fitoi gjithçka në nivel klubi, por megjithatë i mungonte diçka”, tha për Goal Martinez. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

luizi bisedon me keisin a ka gje mes teje dhe lorencit 6421c20012609
Story i mëparshëm

Luizi bisedon me Keisin: A ka gjë mes teje dhe Lorencit?

uniformat e policise edhe ne shqip ahmeti vlere barazie qe nga marreveshja e ohrit tanime nje premtim i realizuar 6421c4170a51f
Story i radhës

Uniformat e policisë edhe në shqip/ Ahmeti: Vlerë barazie që nga Marrëveshja e Ohrit, tanimë një premtim i realizuar

Të fundit nga

Grenlanda arrin marrëveshje për minerale me Evropën

Grenlanda ka miratuar shfrytëzimin e një shkëmbi kyç për prodhimin e aluminit për një konsorcium danezo-francez. Leja për nxjerrjen e anortozitëve është dhënë nga kompania Greenland Anorthosite Mining (GAM). Kjo vjen pasi
ShkoLartë