Martinez: Fitorja me qetëson

min lexim

Qendërsulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, pas suksesit të tij kundër Torinos, u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe angazhimin e plot të ekipit.

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë kundër Torinos, për shkak të fizikut të tyre dhe mënyrës sesi ata luajnë. Në pjesën e parë ne luftuam për të gjetur hapësirë, por më pas me karakter arritëm të fitonim.

Na duhej një fitore si kjo pas dy humbjeve, donim të fitonim për të qëndruar të qetë. Ne po bëjmë më të mirën, ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë mirë edhe sepse Interi duhet të fitojë gjithmonë.

Përpiqem t’u jap një dorë bashkëlojtarëve të mi dhe të shpërblej besimin e klubit dhe tifozëve. Nuk është asnjëherë e lehtë të luaj me shokët e mi në repart sepse të gjithë kemi karakteristika të ndryshme, prandaj na duhet punë javore.

Dy humbjet?

Disa ndeshje fiton dhe gjithçka është në rregull, të tjera jo. Por ne bëmë shumë gjëra të mira, duhet të mësojmë nga humbjet për t’u përmirësuar.

Inzagi?

Ne jemi me të. Ai na jep gjithmonë besim, na shtyn dhe është gjithmonë aty, i gatshëm të na mbështesë,” tha mes tjerash Martinez për mikrofonat e “DAZN”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndezi zjarr në ullishte për të djegur mbeturinat, flakët i dolën nga kontrolli e tentoi t’i fikë! Ndërron jetë nga asfiksia 73 vjeçari

Story i radhës

Zhan Mitrev, zbulohen edhe 60 raste të hemo-filtrimit

Të fundit nga