martin cani sot do te festonte ditelindjen e 15 te prinderit me lule dhe tullumbace kujtojne djalin e tyre ylli me i bukur i qiellit 67fc41c7bebb2

Martin Cani sot do të festonte ditëlindjen e 15-të, prindërit me lule dhe tullumbace kujtojnë djalin e tyre: Ylli më i bukur i qiellit!

April 14, 2025
1 minut lexim

Martin Cani, sot do të festonte 15-vjetorin e lindjes. I riu humbi jetën tragjikisht më 18 nëntor të vitit të kaluar në kulmin e rinisë pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri mes tyre.

Prindërit e tij kanë rikujtuar të birin pranë varrezave ku ai prehet. Ata janë parë më tullumbace të bardha në duar dhe me lule të cilat shkruanin emrin e Martinit.

“Sot ti, dielli ynë do të mbushje 15-vjeç, por një re e zezë të mori jetën në lulen e rinisë. Martin, ti do jesh i pavdekshëm në shpirtin dhe mendjet tona, ylli më i bukur i qiellit…”, shkruhej në një letër nga të afërmit e tij.

“Na është thyer zemra në mijëra copa. Na merr malli të dëgjojmë zërin, por është e pamundur… Na merr malli shumë, se na digjet shpirti për ty, sy bukuri jonë. Ti do na mungosh pafund, por kujtime t etua do të mbesin përjetë”, shkruanin ata më tej, duke shprehur mungesën e madhe të Martinit në familje.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës.

Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.

I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli.

I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

reagon besa bilall kasami nuk ka thene se edi rama nderhyne ne punet e brendshme te maqedonise 67fc3c6474721
Story i mëparshëm

Reagon BESA: Bilall Kasami nuk ka thënë se Edi Rama ndërhynë në punët e brendshme të Maqedonisë

presidentja kritika qeverise per mua kjo eshte turp kosova ka zero tarifa ndaj serbise ndersa i ka vene tarifa shba se 67fc4b2589bf7
Story i radhës

Presidentja kritika Qeverisë: Për mua kjo është turp, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, ndërsa i ka vënë tarifa SHBA-së

Të fundit nga

iPhone 16e fillon prodhimin në Brazil

Exame nga Brazili raportoi së fundmi se Apple planifikon të zgjerojë kapacitetin e saj prodhues në Brazil, për të zbutur ndikimin e tarifave të Trump. Vetëm dhjetë ditë pas këtij lajmi, vjen
ShkoLartë