Marshi studentor, Demiri: Ne arritëm marrëveshje, marshi ka prapavijë politike

min lexim

Ndonëse mes Unioneve studentore, Ministrit të Arsimit dhe disa deputetëve u arrit marrëveshje për shujtën studentore, lëvizja “Rezistenca e studentëve” për të enjten ka paralajmëruar marsh. Përmes një postimi në Facebook thonë se nuk janë të kënaqur me rezultatin përfundimtar dhe vendimet që janë marrë.

Marketing

Kërkojnë:
-Rritjen e shumës nga 120 në 150 denarë për shujtën studentore;
-Barazimin e shumës së bursave në përputhje me ndryshimet nga rritja e fundit e bursave;
-Rinovimin dhe sigurimin e kushteve normale për banim në konviktet e studentëve, planin afatgjatë për formimin e “qyteteve studentore” dhe ndalimin e privatizimit të paralajmëruar të konvikteve studentore;
-Ndarja e fondeve të mjaftueshme për përjashtimin e studentëve nga masat e Qeverisë kundër krizës për racionalizimin dhe kursimin e energjisë elektrike.

Po Agron Demiri, kryetar i Unionit Studentor të UEJL-së, thotë se nuk e di kush e ka iniciuar marshin, pasi sipas tij, mbrëmë të gjithë unanimisht ranë dakord për marrëveshjen e arrirë. Demiri thotë se disa studentë kanë pasur takime me deputetë opozitarë.

“Unë u dëgjova me kolegët e mi të Parlamenteve studentore, shohim se ka një prapavijë politike, goxha të madhe dhe dhëntë Zoti që nuk dalin të vërteta ato se do të dalin në shesh se e keqpërdorin të drejtën e të quajtur student, me një ide dhe qëllim të caktuar pozitivisht për të gjithë studentët e kolegët tanë.”- deklaroi Agron Demiri, kryetar i Unionit të UEJL.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, tha se sot përsëri ka pasur takim me përfaqësuesit e unioneve studentore dhe se të gjithë u deklaruan se janë të kënaqur, por se punët do të vazhdojnë në këtë drejtim.

“Sot i kam pyetur studentët ata janë shumë të kënaqur nga marrëveshja që kemi bërë mbrëmë, ka pasur edhe pika tjera, më 17 do të jemi bashkë me këtë union të studentëve për të diskutuar mbi konviktet e studentëve në Qytetin e Shkupit dhe të gjitha llojet e procedurave do t’i vazhdojmë në këtë formë të komunikimit midis tyre.”- tha Jeton Shaqiri, Ministër I Arsimit Dhe Shkencës.

TV21 kontaktoi me një nga studentët e “Rezistencës së studentëve”. Nuk deshi të deklarohet para kamerës, por tha se janë organizuar spontanisht dhe se pjesërisht nuk pajtohen me marrëveshjen aktuale. I njëjti siguron që marshi nuk ka prapavijë politike dhe shton se është i hapur për të gjithë studentët.

Përndryshe pas takimit të mbrëmshëm në Kuvend ndërmjet përfaqësuesve të kuvendeve studentore, deputetëve dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, u ra dakord që studentët të marrin subvencione për shujtën e studentëve sipas kushteve të vjetra dhe deri në mars një grup pune të gjejë zgjidhje sistematike për një ligj të ri. Ishin shqyrtuar edhe aspekte të tjera të standardit studentor, mbi të gjitha përmirësimi i kushteve në konviktet e studentëve.

Marketing

Story i mëparshëm

Bushi: Përkrahja e BE-së e rëndësishme në Luftën kundër trafikimit të njerëzve dhe migracionin e paligjshëm

Story i radhës

Pedri jep premtimin të çuditshëm nëse Spanja fiton Kupën e Botës

Të fundit nga