Marsh i ekstremit të djathtë në Francë, imigrantët cilësohen si “vrasës”

October 23, 2022
1 minut lexim

Duke marshuar në Lyon, më shumë se 200 anëtarë të së djathtës ekstreme franceze të premten në mbrëmje i quajtën imigrantët “vrasës” dhe nuk u përballën me ndërhyrje të policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke tundur pankarta të mëdha të zeza ku shkruhej “Imigracioni vret” dhe “Drejtësi për Lolën” – duke iu referuar një vajze 12-vjeçare të vrarë në fillim të këtij muaji – protestuesit e ekstremit të djathtë përdorën bomba tymi dhe brohoritën parulla nxitëse si “imigrantë, vrasës”.

Marshit i parapriu një tubim të enjten mbrëma, organizuar nga Partia “Reconquête” e ekstremit të djathtë e Eric Zemmour-it, përpara një gjykate. Disa marshime të tjera u zhvilluan njëkohësisht në të gjithë Francën me thirrjen e lëvizjes së ekstremit të djathtë.

Pas zhdukjes më 14 tetor, trupi i pajetë i Lolës u gjet në një valixhe.

E dyshuara kryesore, Dahbia B., është një imigrante 24-vjeçare me histori të çrregullimeve psikiatrike, për të cilën kishte urdhër të largohej nga Franca pas tejkalimit të vizës.

Vdekja dhe faji i mundshëm i imigrantes, ka bërë që disa politikanë të ekstremit të djathtë të akuzojnë imigrantët në përgjithësi si kriminelë dhe të kërkojnë dëbime masive.

Një javë pas vrasjes së saj, familja e Lolës kërkoi që çdo përdorim i emrit ose imazhit të saj “për qëllime politike të ndërpritet menjëherë”, në mënyrë që ata të mund ta vajtojnë atë me “qetësi, respekt dhe dinjitet”.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sali Berisha thërret protestë, pas vdekjes së Lear Kurtit

Story i radhës

Formacioni i Drenicës

Të fundit nga

ShkoLartë