marseja dhe roma gati te bejne oferta per te blere lojtaret e milanit 67dfbe634f4f4

Marseja dhe Roma, gati të bëjnë oferta për të blerë lojtarët e Milanit

March 23, 2025
1 minut lexim

Pesë ndeshje si titullar dhe paraqitjet cilësore kanë bërë që Olimpiku i Marsejës të jetë i gatshëm për blerjen e Ismael Benaserit që tani.

Francezët kanë kontaktuar kolegët e tyre milanistë për të ushtruar të drejtën e blerjes së algjerianit, e cila është përcaktuar në vlerën e 12 milionë eurove. Edhe vetë mesfushori duket i bindur për zgjedhjen e bërë në janar kur vendosi të linte kuqezinjtë.

Situata analoge për Aleksis Salmakersin. Ky i fundit ka shënuar gjashtë herë dhe ka dhuruara 5 asitet në 26 prezenca si verdhekuq, çka ka bërë që drejtuesit romanë të kërkojnë blerjen e tij.

Investimi i pritur është te 10-15 milionë euro, ndërkohë që te Milani nuk duan ta lëshojnë pa arkëtuar të paktën 20 milionë euro. Sidoqoftë, fati i belgut do të varet nga trajneri i ardhshëm i “Djallit” dhe planet e tij, pavarësisht se Salmakers nuk e ka fshehur rehatinë që ka gjetur në Romë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

proteste kunder tenderit per plazhet ulqini nuk eshte ne shitje 67dfbaa51d2d9
Story i mëparshëm

Protestë kundër tenderit për plazhet: “Ulqini nuk është në shitje”

nje pamje e re e iphone 17 fotografia qe ka rrjedhur zbulon detaje te reja 67dfbf518d0ff
Story i radhës

Një pamje e re e iPhone 17 – fotografia që ka rrjedhur zbulon detaje të reja

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë