marseille thyen lensin 61ec847ddf8a2

Marseille thyen Lensin

January 22, 2022
1 minut lexim

Marseilles ngjitet në vendin dytë në Ligue 1 falë fitores 2-0 në fushën e Lensit. Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Jorge Sampaoli u tregua cinike në lojën e saj, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë.

Në minutën e 32-të, Facundo Medina i Lensit kreu një ndërhyrje të gabuar brenda zonës, që për kryesoren Stephanie Frappart ishte pa diskutim 11-metërsh. Këtë mundësi për të shënuar e shfrytëzoi Dimitri Payet, duke zhbllokuar rezultatin.

Vendësit e rritën ritmin pas pësimit të golit, por nuk kishin qartësinë e duhur për t’i finalizuar me gol aksionet.

Marseja mbyll përfundimisht llogaritë me kundërshtarin në minutën e 77-të me golin e Cedric Bakambu.

40 pikë kanë grumbulluar marsejezët në 21 ndeshje, 10 më pak se PSG kryesues, ndërsa për Lensin kjo disfatë vjen pas dy fitoreve radhazi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

skema e pensioneve e rrezikuar po shtohen te moshuarit me pak te rinj qe paguajne kontribute 61ec84463656b
Story i mëparshëm

Skema e pensioneve, e rrezikuar/ Po shtohen të moshuarit, më pak të rinj që paguajnë kontribute

cfare bejne njerezit inteligjente para gjumit 61ec84b2663ee
Story i radhës

Çfarë bëjnë njerëzit inteligjentë para gjumit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë