Pas barazimit së javës së kaluar ndaj Brest, Marseille është rikthyer te suksesi teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 1-0, Nantes. Ishte një ndeshje e vuajtur për të besuarit e trajnerit Igor Tudor teksa vendasit e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 71-të me anë të Mbemba.
Por, gjashtë minuta më pas, Gigot u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijtë në inferioritet numerik dhe për më tepër duke shkaktuar 11-metërsh.
Diçka që dha efekt të menjëhershëm duke qenë se Nantes barazoi me anë të Blas që nuk gaboi nga pika e bardhë. Gjithsesi, fati ishte me vendasit që u rikthyen në avantazh falë nëj autogoli të Pallois.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Marseille shkon në kuotën e shtatë pikëve duke marrë përkohësisht kryesimin e Ligue 1. Nga ana tjetër, Nantes pësoi humbjen e parë sezonale pas dy barazimeve dhe mbetet në vendin e 13-të me vetëm dy pikë.