“Marrëveshjen e votoi Rilindja”, Vasili i përgjigjet Tares: Faleminderit që tregove se në çfarë duarsh të liga ka rënë Butrinti

min lexim

Deputeti dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas adresimit që Auron Tare ju bëri ligjvënësve të Kuvendit lidhur me faktin se Prof. Richard Hodges që do të administrojë Butrintin në një leksion të tij e quante Shqipërinë një shtet artificial pa asnjë shqiptar.

Teksa bie dakord me çdo konstatim të Tares, Vasili ka veç një korrigjik. Marrëveshja për Butrintin u miratua me votat  e mazhiorancës dhe jo në unanimitet.

Postimi i Vasilit në facebook

Nje korigjim i vogel dhe nje falenderim i madh Auron Tares!

Falenderim Auronit per letren ndaj deputeteve e veçanerisht edhe per VIDEON, qe tregon se ne cfare duarsh te liga ka rene Butrinti.

Auron ne leter ke vetem nje gabim te vogel kur thua: “Prof. Richard Hodges, është personi të cilin Ju e votuat në unanimitet”.

Marreveshja per Butrintin e miratua nga rilindja, ndersa une vete kam votuar kunder, por jo vetem une.

Megjithate serish shume falenderim per kete VIDEO ku tregohet qarte se si Richard Hodges, kreut i Fondacionit, që do të menaxhojë Butrintin ju flet studentëve per Shqiperine:

“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”– thotë Hodges.

As armiqte tane me te zinj s’kane guxuar te genjejne kaq bastardisht si ky Hodges, qe eshte i superpreferuari i Rames dhe rilindjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kodi i ri i mundëson Supremës që t’i prishë vendimet e Apelit dhe Gjykatave Themelore

Story i radhës

Inter kërkon 70 milion euro

Të fundit nga