Zgjerohet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare.
Gjatë një vizite me rektorët e universiteteve të Romës dhe Lacios kryeministri Edi Rama nënshkroi një sërë marrëveshjesh për diploma të dyfishta midis universitetit të Tuscias në vendin fqinj dhe disa universiteteve shqiptare, publike e private.
Marrëveshjet e firmosura mes dy vendeve synojnë jo vetëm bashkimin e programeve për përfitimin e diplomave të dyfishta duke kombinuar vitet e studimit në Shqipëri dhe Itali, por ndër të tjera do të shërbejnë edhe si një instrument për shkëmbimet mes stafeve akademike.
Fushat ku do të zbatohen këto marrëveshje janë ajo e Biologjisë Mjedisore, Pyjeve dhe mjedisit, Inxhinierisë mekanike si dhe në atë të marketingut.