Kuvendi është “bllokuar”, partitë politike duken të përçara dhe fare të interesuara për të gjetur një zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në lidhje me konstituimin e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, si dhe tri partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë fajësuar njëra-tjetrën për bllokim të konstituimit të Kuvendit.
Megjithatë, duket se asnjëra prej tyre nuk ka vullnet për ta zgjidhur këtë situatë. Themi kështu, pasi në vazhdimësi po përmenden zgjedhjet e reja, si dhe gatishmëria e tyre për t’i ‘përsëritur’ ato.
Organizimi i tyre, si alternativë për zhbllokimin e ngërçit, u përmend nga të gjitha partitë politike.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme, po shihen si një “zgjidhje” për bllokimin që i ka ndodhur Kuvendit, por sa mund të jenë të efektshme, pasi dihet kosto e shpenzimeve dhe koha që merret për organizimin e tyre.
Por, se a janë zgjedhjet e reja, zgjidhja e duhur, folën njohësit.
Halilaj: Gjasat janë që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, por çka pas tyre app çka me to

E në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” foli avokati Gazmend Halilaj.
Së pari, ai tha se qytetarët treguan kulturë gjatë zgjedhjeve, mirëpo tani partitë opozitare e kaë bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
Kjo sipas Halilaj, po e cenon rëndë besimin e organit më të lartë ligjvënës.
“Fillmisht qytetarët treguan një kulturë të lartë gjatë gjithë procesit.
Ndërsa, niveli i ulët i organizimit ndodhi tek KQZ, të cilët dështuan që në minutat e parë të përfundimit të procesit të votimit me theks të veçantë gjatë numrimit e pastaj rinumrimit.
Përkitazi me situatën e tanishme mendoj që partitë opozitare pa të drejtë shkaktuan vonesa dhe një precedent të paparë deri më tani me rastin e mosvotimit të raportit lidhur me marrjen e mandatit të deputetit.
Sikurse pa të drejtë mundohen ta kushtëzojnë partinë fituese lidhur me votimin e kryetarit të Kuvendit, ngase opozita s’mund ta kushtëzojë emrin të cilin partia fituese parasheh ta ketë në krye të institucionit më të lartë ligjvënës, e as partia fituese nuk mund të zgjedh se partitë tjera kë do ta propozojnë nënkryetar apo kryetar të grupeve parlamentare.
Unë nuk mund ta dijë qëllimin, por kjo cenon rëndë besimin tek organi më i lartë ligjvënës, brenda dhe jashtë Republikës”, nënvizoi ai.
Megjithatë, avokati tha se ekzistojnë gjasa reale qe vendi të shkoj në zgjedhje të reja, por që do ketë edhe shpenzime marramendëse dhe qytetarët do zhgënjehen dhe numri që do dal në zgjedhje do jetë i ulët.
Kësisoj, ai tha se do krijohet bindja që të zgjedhurit e popullit punojnë vetëm për vete dhe interesa të tyre, e jo të qytetarëve.
“Tutje, gjasat janë që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, por çka pas tyre app çka me to?
Përveç shpenzimeve marramendëse, dëmeve të mëdha dhe të pariparueshme sepse për gjatë gjithë këtyre muajve udhëheqësit kanë kompetenca tejet të kushtëzuara, por shtrohet pyetja cila do të jetë zgjidhja?
Ajo që mund ta them tani është që nëse ndodë kjo, atëhere numri i qytetarëve pjesëmarrës në zgjedhje do të jetë shumë më i ulët, dhe besimi që të zgjedhurit pastaj të jenë në shërbim të shtetit dhe të atyre që i votuan do të jetë nën minimumin e pritur, por do të ringjallet bindja që, ata pra të zgjedhurit do të jenë në shërbim të vetës, të afërmëve dhe grupeve të interest, gjë që një situatë e tillë na kishte shoqëruar për dy dekada dhe këtë nuk ia dua vendit tim”, pëmfundoi Gazmend Halilaj për “Bota sot”.
Halimi: Zgjedhje t e reja të jashtëzakonshme, nuk i konvenojnë askujt

Kurse, analisti politik, Jeton Halimi u shpreh optimist se sot mund të zgjedhet kryeparlamentari/ja.
Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” fajësoi LVV-në për situatën e krijuar.
“Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për herë të katërt, mirëpo besoj se sot së paku ta kemi një kryetar apo kryetare të parlamentit të Kosovë, besoj shumë në këtë proces. Jam shumë optimist se z.Kurti po mundohet me ia lënë fajin opozitës pse nuk po ia votojnë kandidatën znj.Albulena Haxhiu, opozita nuk ia votojnë as edhe një kandidat fituesit të zgjedhjeve të 09 shkrutit 2025, përderisë nuk ka një marrëveshje politike mes partive. Ka pas zëra se z.Fatmir Limaj të zgjidhet kryetar i Kuvendit Kosovës, kjo nuk ka ndodhë ende Albin Kurti, thjesht nuk është i intersuar me ec më tutje në këtë drejtim, po viktimizohet para opozitës dhe popullatës të Kosovës”, nënvizoi ai.
Kurse, Halimi kundërshtoi zgjedhjet e reja, derisa tha se këto nuk i përshtaten asnjërës parti, madje edhe dëmtohet shumë buxheti i shtetit.
Madje, humbës sipas tij dalin edhe partitë e reja, sepse mund të humbin vota nëse mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Të shkohet në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, nuk i konvenon askujt, fillimisht dëmtohet buxheti i Kosovës, nuk i kemi komoditetin dhe lluksin me mbajt çdo tre muaj zgjedhje, kushtojnë shumë dhe dëmtohet buxheti shumë i varfër. Kjo qasje e shkuarjes në zgjedhje është më shumë me i frikësu liderët e partive politike. E dinë të gjithë liderët, se nëse veç shkojnë prap në zgjedhje, humbin shumë vota të gjithë, duke mos e përjashtu edhe vetë VV-në”, shpejgoi ai.
Në fund, analisti kërkoi presion të ndërkombëtarëve ndaj partive politike për ta zgjidhur ngërçin politik, ku tha se duhet të gjendet domosdoshëmrisht një zgjedhje për zhbllokim të situatës.
“U cek më lartë pse nuk duhet me shku në zgjedhje prapë është obligim ligjor dhe njerëzor që partia fituese e ka obligime t’i bëjë 61 mandate për të ecur më tutje dhe të fromohen instuticionet e vendit ton. VV-ja po bën kalkulim politike dhe qëlimisht nuk do me ecë më tutje dhe opozita tallet me Kurtin dhe iu vendosë kushte, ndërsa në lidhje me kandidatët e tyre krijohet vakum politik dhe popullata zhgënjehet edhe më shumë. Se çfarë po ndodh më gjithë procesin është momenti shumë i duhur të ndërhyjnë shtetet e QUINT-it, sidmos ambasada amerikanë t’iu bëjë presion dhe zgjidhet ky ngërç politik, por dyshoj shumë se partitë politike vetëm me presion të madh politik ecin më tutje dhe thujase e kanë bërë traditë politike dhe moderne presionin e madh nga faktori ndërkombëtar në Kosovë”, përmbylli Jeton Halimi për “Bota sot”.
Burimi: botasot.info