marreveshje bashkepunimi mes azgj se dhe universitetit te elbasanit aleksander

Marrëveshje bashkëpunimi mes AZGj-së dhe Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

May 11, 2022
1 minut lexim
280310002 374076628100818 3643910307502264555 n 750x430 1

Më 10 maj, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela i shoqëruar nga ekipi i tij, vizitoi Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ku u prit nga rektori i këtij universiteti, Skender Topi, zëvendësrektorja për kërkimin shkencor , Elvira Fetahu, zëvendësdekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Aurela Basha, si dhe pedagogia e gjuhës, Teuta Toska.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të këtij universiteti me AZGj-në për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si seminare, trajnime, punëtori ku do të lëvroheshin tema gjuhësore. Gjithashtu u diskutua edhe për shkëmbim stafi e përvojash.

Ky takim u shfrytëzua edhe për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy drejtuesve të institucioneve të lartpërmendura, Skender Topi dhe Ylber Sela. Ata u dakorduan edhe në ndihmën e ndërsjellë për vendosjen e lidhjeve të komunikimit edhe me institucione të tjera me të cilat bashkëpunojnë.

280547481 374076644767483 4169531775975615874 n

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

e akuzojne se fshihet pas parave te shumta te sheikeve 627bf01248a0b
Story i mëparshëm

E akuzojnë se fshihet pas parave të shumta të sheikëve

borrell e ardhmja e ballkanit perendimor eshte brenda be se 627bf877446a7
Story i radhës

Borrell: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së

Të fundit nga

Shpendi shpërthen në lot pas eliminimit

Cesena i ka thënë lamtumirë Serisë A. Klubi italian ka humbur mundësinë për t’u ngjitur në elitë. Bardhezinjtë janë mposhtur sot nga Katanxaroja me rezultatin minimal 0:1. Por kjo ndeshje “play off”-i
ShkoLartë