marreveshja per mbrojtjen ekspertet i jep fund orekseve serbe per territore 67debda4aa881

Marrëveshja për mbrojtjen, ekspertët: I jep fund orekseve serbe për territore

March 22, 2025
min lexim

Zemërimi i Serbisë ndaj paktit mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes nuk i ka habitur ekspertët e sigurisë në Prishtinë. Ata thonë se Serbia nuk ka pse të ndihet e kërcënuar, pasi nuk është ndërtuar kundër asnjë shteti.

“Qëllimi i Serbisë dhe i Rusisë është që në Ballkan të ketë vazhdimisht trazira dhe tensione të vazhdueshme. Prandaj, kjo marrëveshje nuk cenon tërësinë territoriale të asnjë shteti, as të Serbisë e as të askujt tjetër, por është një marrëveshje trilaterale ushtarake për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse”, thotë për A2 CNN, Nënkoloneli Refki Morina.

“Çdo ditë e më shumë po zvogëlohet hapësira që Serbia, si një mashë e Federatës Ruse, të ketë ndikim në vendet të cilat po përpiqen dhe po punojnë për të krijuar stabilitet. Kjo marrëveshje e konfirmon të njëjtën gjë dhe nuk është ndërtuar kundër askujt”, thotë Valdet Hoxha, Ish-zv/Ministër i Brendshëm i Kosovës.

Ky bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes tre vendeve besohet se do t’i japë fund orekseve të Serbisë për shkëputje të territoreve. Krerët e shtetit në Kosovë kanë paralajmëruar disa herë se Serbia ka dashur të veprojë në këtë mënyrë me veriun e Kosovës.

“Me një politikë hegjemoniste, siç ka Serbia, me apetite konsistente për pushtimin apo ndarjen e pjesëve të caktuara të territoreve në rajonin e Ballkanit, ky bashkëpunim trilateral, me mundësi bashkëpunimi dhe zgjerimi edhe më tej, është një pengesë për këto apetite hegjemoniste serbe”, thotë Hoxha.

Ekspertët e sigurisë janë të bindur se kjo aleancë do të zgjerohet edhe me vendet e tjera ballkanike, të cilat duan një rajon në paqe dhe të përgatitur përballë ndryshimeve dhe pasigurive të mëdha.

“Këto shtete duhet të avancohen në aspektin ushtarak, në trajnime dhe të tjera, por edhe në pajisje ushtarake, në mënyrë që të mbrohen nga një sulm eventual, nga agresionet e ndryshme, qoftë nga Serbia apo nga vende të tjera që nuk dëshirojnë një Ballkan të qetë. Atëherë, përgjigjja më e mirë ndaj këtyre shteteve është që kësaj marrëveshjeje trilaterale t’i bashkohen edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, thotë Morina.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, përmes kësaj marrëveshjeje, kanë deklaruar se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta. Gjithashtu, do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride dhe do të koordinojnë politikat për integrime euroatlantike. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

i conte mesazhe kercenuese dhe i theu xhamin e makines nje gruaje ndalohet 39 vjecari ne kukes 67deb443099e4
Story i mëparshëm

I çonte mesazhe kërcënuese dhe i theu xhamin e makinës një gruaje, ndalohet 39-vjeçari në Kukës

vdekja e emrit te madh te boksit reagon luan krasniqi 67dec160c6919
Story i radhës

Vdekja e emrit të madh të boksit, reagon Luan Krasniqi

Të fundit nga

E gjithë Siria mbetet në terr

Siria pësoi një ndërprerje të energjisë në mbarë vendin të martën mbrëma për shkak të keqfunksionimeve në disa pika në rrjetin kombëtar, tha një zëdhënës i ministrisë së energjisë për Reuters. Zëdhënësi

Bayer Leverkusen “shënjestron” shqiptarin,

Në Bayer Leverkusen po përgatiten për largimet e Jonathan Tah dhe Piero Hincapie në merkaton e verës. Klubi gjerman po ndjek gjurmët e qendërmbrojtësit shqiptar tashmë. Bëhet fjalë për Albian Hajdarin që
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë