Marrëveshja e Ohrit/ Fatmir Dehari kritikon ashpër BDI-në

August 13, 2023
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari në ditën e Marrëveshjes së Ohrit ka kritikuar ashpër BDI-në për organizimin e Koncertit për nderë të kësaj date. Sipas tij, sot është dashur të priten ambasadorët, politikanët, ushtarët e lider të opozitës e jo të bëhet koncert.
“Sot nuk pritëm as ambasadorë, as ushtarë, as politikanë, as anëtarë e as opozitarë!
Nuk e di pse?
Po, paska koncert hip hopash, atje mund të presin, nderojnë e lidhin marrëveshjet” ka shkruar Dehari, përcjell TS.

Dehari 13 gushtin e ka kujtuar me një me vizitë te varrezat e dëshmorëve në Tetovë!

“E shënova këte datë me vizitë te varrezat e dëshmorëve në Tetovë!
Aty e gjeta veten, këtu ku shkrihen kufijtë e kësaj bote dhe asaj të përjetësisë.
Aty u rrëfeva,bisedova,urova e faleminderova për këtë datë e për atë që ne kemi sot!
Po, ne kemi Marrëveshjen e Ohrit, kemi edhe efektet e sajë, nga se kemi dëshmorë e në ball shkronjat e arta UÇK!
Gëzuar këtë datë të rëndësishme historike që në themelet e sajë ka gjak lirie e tri shkronja lavdie – UÇK” ka shkruar Dehari në profilin e tij në Facebook./TS/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pjesa e parë: Pa gola në dy ndeshjet e Superligës

Story i radhës

Galliani konfirmon shitjen e brazilianit

Të fundit nga

ShkoLartë