Marrëveshja e emigrantëve me Italinë/ Bushati zbardh prapaskenat dhe shpërthen ndaj Ramës

Analisti Andi Bushati ka folur për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se kjo ishte një qokë që i bëri kryeministres Gioriga Melonit.

I ftuar në një emision, Bushati tha se marrëveshja që ngjasonte me modelinqë Britania e Madhe ka bërë me diktatorin e Ruandës Pol Kagame.

Bushati nënvizoi se Rama ishte i vendosur me shpatulla pas murit dhe se po e kthen Shqipërinë në një republikë bananesh.

“Marrëveshja që ne kemi sot midis Tiranës dhe Romës ëshë pak a shumë ‘modeli ruandez’, modeli që Britania e Madhe ka bërë me diktatorin e Ruandës Pol Kagame. Këtë kemi ne sot. Kur Rama solli këtu afganët e mbyti me propagandë duke thënë që ne jemi popull emigratësh dhe e kemi detyrë të jemi solidarë, do presim njerëz në hall ashtu siç na kanë pritur. Sepse vërtetë atëherë kishte diçka që hante diskutim nga pikëpamja humanitare. Sot dhe ai e dinte që ishte me shpatulla për muri dhe po i bënte një qokë Melonit. Pse po e bën qokën për të ardhur te pyetja mund të kemi nga një deri në dhjetë variante.

Problemi është se ne këtu jemi një republikë e ngjashme si Ruanda e diktatorit Kagame, ku një njeri i vetëm megjithëse u ka premtuar shqiptarëve kurrë s’do keni kamp të tillë, tani ia kërkon dhe ne sillemi si republikë banane”, tha Bushati.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur Haalandi kthehet nga lëndimi? Guardiola jep detaje

Story i radhës

Mblidhen këto Komisione Parlamentare

Të fundit nga