Marotta mbrohet me dy anësorë

min lexim

Ndërsa Milan Shkrinjari dhe Denzel Dumfrisi po presin të kenë lajme për të ardhmen e tyre, por sipas “Sportmediaset” është holandezi që ka më tepër shanse për të thënë “lamtumirë”. I pari i pakënaqur nga ky largim eventual do të ishte Simone Inzagi, i cili do të donte t’i mbante të dy lojtarët, por në rast të një oferte të drejtë, klubi vështirë se do ta shmangë largimin, hipotezë që drejtuesit nuk e nënvlerësojnë.

Në fakt nuk është rastësi që tashmë janë identifikuar profile që mund të shërbejnë si alternativi në rast largimi të Dumfrisit.

Bëhet fjalë për Alvaro Odriozola të Real Madridit, i cili është rikthyer në Spanjë pas huazimit te Fiorentina dhe duket gati për një aventurë të re larg “Los Blancos”. Ançeloti nuk e konsideron të vlefshëm për projektin e tij, ndërsa përvoja në Firence mund t’i shërbejë si një kartëvizitë e mirë për t’u përshtatur te nënkampionët e Italisë. Në karrierën e tij, Odriozola nuk ka luajtur ndonjëherë si i anësor që mbulon të gjithë krahun, por zikaltrit besojnë te përvoja e spanjollit.

Një emër tjetër që mund të merret në konsideratë është ai i Timoti Kastanj.

Pas përvojës te Leistëri, ish-anësori i Atalantës duket se dëshiron rikthimin në Itali dhe Interi do të ishte një destinacion që do ta privilegjonte.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfituesit e ndihmës sociale do të marrin kompensim për ngrohje nga tetori deri në mars

Story i radhës

Rriten çmimet e hoteleve në Jug, ja sa kushton nata në Dhërmi-Himarë

Të fundit nga