Nga 206 kombëtare që ishin pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës, dy vendet e para të Grupit F, Kroacia dhe Maroku do të përballen për vendin e tretë, respektivisht të katërt të turnet.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Khalifa International” në Doha.
Të dy kombëtaret duhet të rikuperohen nga fakti që nuk arritën në finale, dhe të paktën të fitojnë të bronztën dhe një shumë afro 2 milionë euro.
Në gjysmëfinale Kroacia u mposht nga Argjentina me rezultat bindës 3:0, kurse Maroku pësoi humbje nga kampioni aktual botëror, Franca me shifrat 2:0.
Takimi i fundit mes Kroacisë e Marokut daton në fazën e grupeve të këtij Botërori, ku ndeshja u mbyll pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0. Maroku do medaljen e bronztë.
Fakt interesant është që vetëm një herë në histori të Kupës së Botës, ndeshja për vend të tretë ka shkuar në vazhdime, ku Franca e kishte mposhtur Belgjikën 4:2, me dy golat e fitores të shënuar gjatë vazhdimeve në vitin 1986.
16:00 Kroacia – Maroku (Stadiumi Khalifa International..