Marku: Duam Europën

Albion Marku është zgjedhur si lojtari më i mirë i skuadrës së Partizanit në derbin kundër Tiranës, që u mbyll me barazim pa gola.

Ndërsa ka folur për emisionin “Gol pas Goli”, mbrojtësi u shpreh se kjo ishte një ndeshje e bukur. Marku foli dhe për të ardhmen e synimet e “Demave”, për të cilët tha se kërkojnë kampionatet e Europës.

Mbrojtësi tregoi edhe sipas tij ndryshimi i këtij Partizani nga ai i fillimit të sezonit është fakti se tashmë janë më shumë grup dhe se mbrojtja është forcuar.

Derbi: “Derbi ka rëndësinë e tij, ka presion shumë si ndeshje, por mendoj se rasti i Junior mund të ishte shënuar dhe të kishim kaluar në avantazh.

Qëllimi: “Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të hyrë në Europë, po vazhduam kështu besoj se do ia arrrijmë.”

Ndryshimi nga fillimi i sezonit: “Jemi forcuar pak më shumë në mbrojtje dhe jemi bërë më shumë grup.”

Pozicioni: “Unë me moshat e Shkëndijës kam luajtur si sulmues, mund ta bëj, por për momentin jam mirë si mbrojtës”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U zhduk para tre muajsh, asnjë gjurmë e 68-vjeçarit nga Klina

Story i radhës

​Çfarë zbulon dorëshkrimi për karakterin tuaj dhe si mund të ndryshohet ai

Të fundit nga