mark zuckerberg thote se tiktok ka demtuar rritjen e aplikacioneve te meta 68023ce18b7f0

Mark Zuckerberg thotë se TikTok ka dëmtuar rritjen e aplikacioneve të Meta

April 18, 2025
1 minut lexim

Në gjyqin për cënim të konkurrencës nga Meta, CEO Mark Zuckerberg dëshmoi duke thënë se suksesi i TikTok ishte një kërcënim për biznesin e Meta duke theksuar se aplikacioni i videove me metrazh të shkurtër ishte prioritet kryesor dhe konkurrent kërcënues kur mbërriti në 2018-ën sipas Bloomberg.

Raporti vjen pas një jave plotë dëshmi në gjyqin që Komisioni Federal Tregtar ka sjellë kundrejt gjigantit të medias sociale. Nëse juristët e FTC kanë sukses, gjyqi mund të përfundojë me ndarjen e Instagram dhe WhatsApp në dy kompani më vete.

Zuckerberg pranoi të Mërkuren se mbërritja e TikTok ka prekur drejtpërdrejtë Meta duke thënë se kompania e tij vëzhgoi se rritja e saj u ngadalësuar në mënyrë dramatike kur TikTok u bë popullor.

ByteDance bleu Musical.ly në 2017-ën dhe vendosi ta shkrijë me TikTok një vit më pas. Rreth së njëjtës periudhë, Meta ndaloi së raportuar numrat e përdoruesve të Facebook në raportet e saj tre mujore.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

refuzohet ankesa e kurtit per gjoben prej 250 eurosh per refuzim te deshmise ne prokurori 68023a1792c0a
Story i mëparshëm

Refuzohet ankesa e Kurtit për gjobën prej 250 eurosh për refuzim të dëshmisë në Prokurori

asnje ekip i bundesliges ne gjysmefinalet 68023d949a629
Story i radhës

Asnjë ekip i Bundesligës në gjysmëfinalet

Të fundit nga

ShkoLartë