Mark Zuckerberg sulmoi kompanitë e teknologjisë që zhvillojnë mjete të inteligjencës artificiale, duke pretenduar se po përpiqen të “krijojnë Zotin”.
Themeluesi i Meta – kompania e të cilit krenohet me një portofol të gjerë të produkteve të AI – këmbëngul se qasja e tij është e ndryshme nga pjesa tjetër, shkruajnë mediat e huaja.
“Është pothuajse sikur ata mendojnë se po krijojnë Zotin apo diçka tjetër. Dhe është sikur, kjo nuk është ajo që ne po bëjmë”, ka thënë ndër tjerash ai.
Manjati i teknologjisë ka diskutuar për të diskutuar të ardhmen e AI dhe për të “ngacmuar” mjetet në zhvillim në Meta – siç janë syzet Ray Ban dhe Meta.
Ai aspiron që produkti të përfshijë ekrane të plota holografike, ndërkohë që ende duket si një palë syze dhe jo si kufje.
Manjati i teknologjisë diskutoi gjithashtu Llama 3, modelin më të fundit të Metës me AI, të cilin ai e quajti “shumë afër për t’u kapur me modelet më të mira që ekzistojnë”.
Burimi: botasot.info