Luftimet vazhdojnë në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, ku përpjekjet për të ngritur korridoret humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve kanë dështuar.
Në një intervistë me BBC të mërkurën, kryetari i bashkisë së qytetit, Vadym Boychenko, e përshkruan situatën si “ferr” – duke vlerësuar se të paktën 120,000 banorë mbetën të bllokuar pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm dhe gaz.
Popullsia e qytetit në fillim të luftës ishte më shumë se 400 mijë.
“Gjithçka që duhet të bëjmë tani është të evakuojmë njerëzit në mënyrë të sigurt,” thotë Boychenko./V.N/