mariupol do te lihet ne duar te gjaktarit te putinit kadyrov 6284ed1c1e777

Mariupol do të lihet në duar të gjaktarit të Putinit-Kadyrov

May 18, 2022
1 minut lexim

Një përditësim nga Ministria Britanike e Mbrojtjes të mërkurën në mëngjes zbuloi se rezistenca e ashpër ukrainase në Mariupol ka shkaktuar shumë viktima në trupat ruse.

Për këtë arsye, Rusia po mbështetet gjithashtu në luftëtarët çeçenë, të cilët janë të dislokuar posaçërisht në Mariupol dhe në rajonin e shkëputur të Luhanskut.

Sipas informacioneve nga autoritetet ukrainase, vetë Ramzan Kadyrov (45), i cili konsiderohet “gjaktar i Putinit”, do të marrë nën kontroll Mariupolin.

Kjo është raportuar nga gazeta ukrainase “Ukrainska Pravda”, duke cituar një këshilltar të kryetarit të bashkisë.

“Mariupol doli të ishte tepër armiqësor dhe nacionalist. Për të frikësuar dhe shtypur rezistencën, Mariupoli u dorëzohet Kadirovistëve. Përfshi portin dhe të drejtën e plaçkitjes.

Tani kemi marrë konfirmim të pjesshëm për këtë”, tha konsulenti.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

zgjidhni nje trendafil testi qe zbulon se kur do te realizohet deshira juaj 6284ed164ba43
Story i mëparshëm

Zgjidhni një trëndafil, testi që zbulon se kur do të realizohet dëshira juaj

iphone eshte i pasigurte edhe kur eshte i fikur zbulon nje studim 6284ed5003a4a
Story i radhës

iPhone është i pasigurtë edhe kur është i fikur zbulon një studim

Të fundit nga

ShkoLartë