Sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian nuk prekin Rusinë, por ndëshkojnë francezët, tha të martën kryetarja e Ligës Kombëtare të ekstremit të djathtë në Asamblenë Kombëtare të Francës, Marine Le Pen.
“Sanksionet nuk funksionojnë, për më tepër janë kundërproduktive. Realiteti është se si rezultat i këtyre sanksioneve, të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës u rritën me 40 miliardë euro”, tha Le Pen.
“Për më tepër, këto sanksione po ndëshkojnë francezët, të cilët po përballen me një dimër të vështirë tani dhe ndoshta edhe më të vështirë në vitin 2023”, tha ajo.
Le Pen theksoi se “përgjegjësia për këtë është e atyre që kanë marrë vendimet përkatëse”.
“Unë mendoj se masa të tilla janë të gabuara, kanë qenë vendime të pamenduara mirë ”, theksoi ajo.