Marina Vjollca publikon fotografi me vajzën

April 25, 2022
1 minut lexim

Në nëntor të vitit të kaluar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi pritën në jetë fëmijën e parë – vajzën që e pagëzuan me emrin Marget.

Moderatorja dhe reperi janë kujdesur që të mos shpërndajë fotografi të vajzës së tyre, ndërsa edhe në rastet e pakta kur kanë publikuar, nuk ia kanë treguar fytyrën.

Këto ditë, Marina ka sjellë një imazh të përbashkët me fëmijën e saj, duke marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit në Instagram.

“Ti je zemra ime që rreh jashtë trupit tim. Marget”, ka shkruar moderatorja në përshkrim duke ia bashkëngjitur hashtagun “dashuri e pakushtëzuar”.

Nuk ka munguar edhe komenti i Getit: “Arsyeja pse jetoj”, derisa Luana Vjollca ka shkruar: “Më mungoni”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arsenali nis bisedime me një nga sulmuesit më të mirë në Serie A

Story i radhës

​Ukraina: Ne nuk do ta heqim nga kushtetuta synimin për anëtarësim në NATO

Të fundit nga

ShkoLartë