Marina kolumbiane tha sot se ka interceptuar një nëndetëse me katër ton kokainë në bord.
Operacioni i njësisë anti-trafik të marinës në brigjet e Nariño çoi në kapjen e nëndetëses me katër të dyshuar që lundronte drejt Amerikës Qendrore.
Zyrtarët thanë se kapja është më e madhja e dy viteve të fundit, dhe heq nga tregu rreth 150 milionë dollarë para drogash, tha marina kolumbiane.
Nëndetësja 15-metra e gjatë mbante 200 çanta me 4000 pako kuadrate që më vonë rezultoi te ishin hidro-klorid kokaine.
Admirali Francisco Hernando Cubides tha se mes të arrestuarve ishtre dhe një i huaj: “katër individë, përfshi një jo-kolumbian, iu dorëzuan agjencive kompetente të narkotikës”.
“Krimet e tyre mund të dënohen deri në 12 vjet burg dhe gjobë deri në 50,000 rroga ligjore minimale.”