Marigona Hajdari: Mezi presim të luajmë për Kosovën

October 20, 2022
1 minut lexim

Dy prej lojtareve kryesore të Kosovës, Marigona Hajdari dhe kapitenja Leonora Demaj kanë zhvilluar ndeshjet e fundit në elitën daneze para grumbullimit me Kombëtare.

Kombëtarja jonë grumbullohet javën e ardhshme për ndeshjet me Ishujt Faroe, që i takojnë fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Kosova më 3 dhe 5 nëntor luan ndaj Ishujve Faroe.

Të dy ndeshjet luhen në Istog. Planifikohen edhe dy miqësore para ndeshjeve me Ishujt Farore. Në ndeshjen e fundit me skuadrën Ringkobing, Demaj i kishte katër gola e tri asistime, ndërsa Hajdari i kishte tri gola e pesë asistime. Kampionati i Danimarkës është një prej më të fortëve në botë.

“I kemi luajtur ndeshjet e fundit me Ringkobingun para grumbullimit me Kosovën. Edhe pse kemi humbur disa ndeshje, kemi bërë paraqitje të mira dhe kemi marrë disa pikë pa pritur. Kështu që mund të jemi të kënaqur”, ka thënë Marigona Hajdari në prag të udhëtimit për në Kosovë.

Marigona është e entuziazmuar që sërish do të luaj për Kombëtaren e shtetit të saj.

“Një kohë shumë të gjatë nuk kemi pasur grumbullim me Kosovën kështu që jemi duke i pritur ndeshjet e ardhshme me shumë emocione.

Mezi presim të grumbullohemi. Kemi nevojë për fitore, ndërsa fakti që ndeshjet janë në Kosovë, në vendin tonë, është një plus shumë i madh. Natyrisht të gjitha ne llogarisim në përkrahjen e shikuesve për të vazhduar ngritjen si kombëtare”, ka shtuar organizatorja e lojës, Marigona Hajdari.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Berisha për rastin e Lear Kurtit: Është vrasje shtetërore e banditëve të Edi Ramës

Story i radhës

6 tiparet e një personi të ndershëm

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë