Mariçiq zbulon se janë shumë afër 80 votave për ndryshimet kushtetuese

min lexim

Shkup, 17 nëntor – Bisedojmë me të gjitha grupet dhe me të gjithë deputetët dhe jam i bindur se nuk jemi aq larg 80 deputetëve, deklaroi zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bijan Mariçiq në pyetjen e gazetarëve për ndryshimet kushtetuese.

 

“Mendoj se tani në këtë fazë të gjithë theksojnë rreth të gjerë të ideve rreth ndryshimeve kushtetuese dhe kjo është mirë, por do të vijmë në një fazë kur do të duhet agjendën ta kahëzojmë drejt asaj që me të vërtetë na nevojitet për t’u zhbllokuar. Dhe z. Trajanov do të ketë mundësi atëherë të thotë nën çfarë kushtesh dhe nëse do t’i mbështeste ndryshimet kushtetuese, por mendoj se përveç tij askush tjetër nuk ka paraqitur rezervë lidhur me mbështetjen kur flasim për shumicën qeveritare. Më tutje do të shohim, bisedojmë me të gjitha grupet dhe me të gjithë deputetët dhe jam i bindur se nuk jemi aq larg 80 deputetëve”, tha Mariçiq i pyetur se sa është numri i deputetëve nga shumica parlamentare që do t’i mbështetnin ndryshimet kushtetuese.

Lidhur me atë nëse me opozitën po bisedohet për këtë temë, zëvendëskryeministri e ceki takimin e liderëve, qëllimi i të cilit, thotë., ishte të hapet dialog për atë çështje dhe se ato takime do t vazhdojnë.

“Siç thashë, fillimisht do të duhet të prekim dhe me të gjithë deputetët dhe drejt të gjitha grupeve parlamentare edhe nga opozita, por edhe nga shumica në pushtet që të vijmë deri te pakoja e cila do të mbështetet nga 80 deputetë”, tha Mariçiq.

Ai deklaroi se nuk e konsideron so presion ardhjen e shumë funksionarëve evropianë në Shkup gjatë periudhës së kaluar, dhe se pret që ai trend të vazhdojë, ndërsa vëmendja e këtillë nga institucionet e BE-së dhe vendet-anëtare vlerëson se është në dobinë tonë dhe duhet të shfrytëzohet.

Në kontekst të dinamikës së skriningut theksoi se është mjaft i kënaqur nga rrjedha e skriningut, Deri më tani kanë kaluar skriningu sqarues për tre klasterë dhe ka filluar skriningu bilateral nga Klasteri 1 – vlera themelore, tashmë për dy kapituj – furnizime publike dhe statistikë. Paraprin javën e ardhshme skriningu bilateral për Kapitullin 24 dhe për Kapitullin 23 në javën e parë të muajit dhjetor me atë që do ta rrumbullakësojmë agjendën për këtë vit.

Lidhur me përfshirjen e Kuvendit, ai theksoi se në këtë fazë barrë më të madhe ka Qeveria, por Shtëpia ligjvënëse do të duhet të veprojë pasi që t’i marrim raportet e skriningut, përkatësisht detyrat, që është bazë për planin e ri reformues.

“Unë tashmë bëra edhe thirrje publike, por edhe në komunikim të drejtpërdrejtë me Këshillin nacional për eurointegrime t’i intensifikojmë punët, të intensifikojmë komunikime dhe të bëjmë plan të përbashkët se si të shtyhen reformat evropiane, ajo që është e lidhur me skriningun dhe negociatat përmes Kuvendit. Kuvendi, krahas asaj që do t’i miratojë ligjet, do të mundet dhe do të ketë mundësi edhe t’i ndjekë pozicionet negociuese, t’i diskutojë, të ndikojë mbi to. Ne si Qeveri jemi të përgatitur për atë. Kjo krijon një atmosferë edhe për ndryshimet kushtetuese, gjithsesi, nuk besoj se do të shpejtojmë, por të kemi një takim liderësh dhe mendoj se do të ketë seri të takimeve të cilat duhet të çojnë drejt atmosferës në të cilën nuk do të lejojmë ne të jemi pengesë për rrugën tonë eurointegruese, Unë atë e thashë edhe më parë – për herë të parë në histori bllokimi është në duart e tona”, theksoi Mariçiq.

Për atë nëse pritet presion nga Bullgaria lidhur me skriningun, ai thotë se secili shtet anëtar ka të drejtë të marrë pjesë në skriningun bilateral dhe të parashtrojë pyetje, ndërkaq lidhur me lirinë e të shprehurit, tha, kemi dosje të mirë, Kuvendi ka miratuar ligj, por Ministria e Drejtësisë tashmë po punon në ligjin e ri me të cilin do të ketë një kornizë për mbrojtje nga keqpërdorimi i lirisë së të shprehurit për shkak të çrregullimit të rendit publik.

Përndryshe, deri më tani në kapitull nuk përmenden obligimet e marrëveshjeve dhe nuk duhet ato të përmenden, sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore dhje marrëveshjet që ndodhen aty nuk i nënshtrohen procesit të skriningut.

“Ajo që në disa kapituj të caktuar mund të hapet si temë, për shembull, Kapitulli 23, ku kemi çështje të diskriminimit, lirive dhe të drejtave në atë mënyrë mund të hapet nga ana e shteteve anëtare, por sërish do të them – ajo që ne e themi këtu, do ta themi edhe atje dhe ligjet dhe tërë atë e shohim përmes prizmës së të gjithë qytetarëve këtu dhe të gjitha bashkësive, pa potencuar askënd posaçërisht. Kështu që jemi të gatshëm të sqarojmë gjithçka që bëjnë institucionet tona dhe jemi të gatshëm çdokund atje ku sipas standardeve evropiane do të detektohen dobësi, do t’i kompensojmë, por për ne është me rëndësi që ky proces të mos bilateralalizohet apo të ngarkohet plotësisht me çështje bilaterale dhe mendoj se ky është pozicion i disa shteteve anëtare, nëse jo edhe i të gjithave”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq pas ngjarjes së dytë kushtuar Raportit vjetor të KE-së për vendin për vitin 2022 “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja”.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

U largua para miqësores me Armeninë, sulmuesi dardan zbulon arsyen

Story i radhës

Alcaraz: Ja objektivat për sezonin e ri

Të fundit nga