Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, tha se propozimi francez është në formë pune dhe se ende nuk ka asnjë material përfundimtar.
Sipas tij, kur të vijë një propozim zyrtar në institucionet tona, ai do t’u prezantohet partnerëve të koalicionit, Qeverisë dhe Kuvendit.
“Në momentin që do të marrim ndonjë propozim zyrtar, ai sigurisht që do t’i paraqitet për shqyrtim edhe Qeverisë edhe partnerëve të koalicionit qeverisës, dhe sigurisht, në njëfarë forme do të konsultohet edhe Parlamenti dhe Komisioni për Politikë të Jashtme”.
“Ne nuk pranojmë kornizë negociuese për anëtarësimin në BE, e cila përfshin shpjegime për gjuhën maqedonase, protokolle për monitorimin e përmbushjes së Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe kusht që ndryshimi i Preambulës Kushtetuese të ndodhë para hapjes së negociatave me Unionin, për të cilat Bullgaria insiston kategorikisht”, tha mes tjerash Mariçiq.