Mariçiq: Kontributi i sektorit civil është kyç për përparimin e suksesshëm në procesin e integrimit europian

August 25, 2023
min lexim

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot i filloi konsultimet me organizatat civile për përgatitjen e dokumenteve strategjike që janë të nevojshme për hapjen e Klasterit të parë, Udhërrëfyesit, në mënyrë që, siç tha ai, “të përgjigjen ndaj kërkesave të BE-së në mënyrë cilësore dhe në kohë”.

“Për këtë kontributi i sektorit civil është më i rëndësishmi për shkak të njohurive që ka, ekspertizës afatgjatë dhe aftësive që kanë në fushat kyçe për Udhërrëfyesit. Si një partner i dëshmuar dhe i besueshëm i Qeverisë në të gjitha proceset e deritanishme reformuese, përfshirja e njohurive, analizave dhe qëndrimeve të organizatave civile janë jashtëzakonisht të rëndësishme në definimin e prioriteteve për iniciativat reformuese në secilën nga fushat që duhet të prezantohen në të tre Udhërrëfyesit”, theksoi Mariçiq në takim.

Siç citohet në kumtesën e SÇE-së, Mariçiq tha se përfshirja e shoqërisë civile në procesin e përgatitjes së udhërrëfyesve është shumë e rëndësishme,si për gjithëpërfshirjen dhe transparencën e udhëheqjes së procesit të negociatave me BE-në, ashtu edhe për procesin e përgatitjes së këtyre dokumenteve strategjike.

“Me qëllim të gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit, sigurimit të zhvillimit cilësor të udhërrëfyesve dhe integrimit të njohurive dhe ekspertizës së organizatave civile e përfshijmë shoqërinë civile, përmes serisë së takimeve dhe konsultimeve, për të siguruar një kontribut konkret me shkrim gjatë zhvillimit të udhërrëfyesve nga ana e institucioneve”, tha Mariçiq.

Në takim, siç citohet në kumtesë, përfaqësuesit e organizatave civile e përshëndetën fillimin e procesit të konsultimit për Udhërrëfyesin dhe treguan interes për pjesëmarrje aktive në diskutimin e hapur me pikëpamjet, analizat dhe komentet e tyre, të cilat do të duhet t’i paraqesin edhe me shkrim, të cilat do të jenë jetike për cilësinë e përmbajtjes finale të këtyre dokumenteve.

Zëvendëskryeministri shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe dëshirën që procesi të arrijë dhe të ndihmojnë, sipas afatit kohor që i kemi vënë vetes për zbatimin e masave që do të përbëjnë udhërrëfyesit, duke shtuar se “organizatat civile mbesin një partner i fuqishëm në procesin e integrimit evropian dhe si një nga aktorët kyç në procesin e demokratizimit të shoqërisë së Maqedonisë mbeten aktivë deri në përfundimin e përmbushjes së qëllimit strategjik të vendit, që është anëtarësimi në BE”.

Në takim foli edhe sekretarja shtetërore në Sekretarin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili, e cila më detajisht i informoi dhe i sqaroi hapat që duhet të ndërmerren në periudhën në vijim, ndërsa këshilltarët shtetëror, Dragan Tilev dhe Selvet Baruti, si dhe udhëheqësja e Sektorit të Integrimeve, Hristina Koneska-Berovska, e prezantuan strukturën të cilën duhet ta ndjekin Udhërrëfyesit dhe formën në të cilën pritet kontributi i organizatave civile, në këtë fazë të përgatitjes së këtyre dokumenteve.

Sekretariati për Çështje Evropiane njoftoi se takimet me organizatat civile do të vazhdojnë në fazat që do të pasojnë, me qëllim që përfundimisht të sigurohen udhërrëfyes që do të pasqyrojnë përpjekjet e të gjithë aktorëve social për reforma të politikave dhe institucioneve, për Republikën e Maqedonisë së Veriut të jetë gati për anëtarësim me të drejtë të plotë në BE deri në vitin 2030.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Terrorizohet gruaja nga Gostivari vetëm se djali i saj kishte të veshur bluzë me shqiponjë

Story i radhës

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga zjarret në Greqi

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë