Mariçiq: Kemi një bazë dhe përgatitje të mirë

November 22, 2022
1 minut lexim

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq nga Brukseli, ku është pjesë e takimit të dytë të shqyrtimit dypalësh për Kapitullin 24 – “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, theksoi se vendi ka një themel të mirë dhe përgatitje të mirë, por duhet të tregojmë vazhdimësi në realizimin e kritereve për anëtarësim në BE.

Marketing

Ai sqaroi se ky kapitull është bazë për zhvillimin demokratik të shoqërisë në Maqedoninë e Veriut, nga e cila do të varet dinamika e gjithë procesit negociator, ndërsa sot ka pasur prezantime për vizat për azil dhe migrimet.

“Ajo që mund të themi dhe të shprehim kënaqësinë tonë është se si Komisioni Evropian ashtu edhe ekipi ynë kanë konfirmuar se ka një shkallë të lartë të përputhshmërisë në këtë fushë.

Të gjitha ato procedura që kemi bërë me vite, sidomos pas liberalizimit të vizave, ndikojnë që të jemi shumë në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian në këtë fushë”, tha ai.

Mariçiq përkujtoi se dje janë diskutuar edhe çështjet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe i gjithë sistemi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Aty prezantuan arritjet tona, diskutuan për atë që do të vijë, duke theksuar se kemi shumë punë për të bërë në të gjitha fushat.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Yjet e Argjentinës e përjetuan shumë keq

Story i radhës

​KE propozoi një kufi të sipërm për çmimin e gazit: S’bëhet fjalë për ndërhyrje në treg

Të fundit nga

ShkoLartë