Mariçiq: Kemi kapacitet dhe motivim që t’i arrijmë standardet e nevojshme

min lexim

Kemi kapacitet dhe motivim që në mënyrë adekuate ta përgatisim vendin tonë dhe institucionet tona përmes ndërtimit të kapacitetit administrativ të fuqishëm dhe të integruar të agjencive për zbatimin e ligjit dhe trupa të tjerë relevantë, prej të cilëve pritet që t’i mbërrijnë standardet e nevojshme, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropian dhe kryenegociator për vendin tonë me BE-në, Bojan Mariçiq në skriningun e sotëm sqarues në Bruksel për Kapitullin 24 “Drejtësi, Liri dhe Siguri”.

Mariçiqi theksoi se ekipi negociator nga Maqedonia e Veriut nga kjo sferë ndjek përvojën paraprake të fituar dhe vazhdon me rregullativat e reja ligjore nga viti 2019 deri më sot, duke potencuar se kjo është përparësi e madhe për ne të cilën duhet ta shfrytëzojmë dhe ta valorizojmë.

Sipas Mariçiqit, siç informoi Sekretariati i Çështjeve Evropiane, Kapitulli 24 është “zemra e bisedimeve”, bashkë me Kapitullin 23, para dhe tani si pjesë e Grupit “Themelet”, sipas metodologjisë së re, për të cilën shprehu bindje se vizioni ku jemi sot dhe ku duhet të jemi deri në vitin 2030 do të reflektohet në Udhërrëfyesin e kërkuar për sundimin e drejtësisë.

Në fjalimin e tij zëvendëskryeministri theksoi gjithçka që ka bërë Maqedonia e Veriut në pjesën e luftës kundër terrorizmit, duke përmendur se është miratuar Ligj për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit – me qëllim të harmonizimit me Direktivën 5 për AML për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për objektivat e larjes së parave ose financimin e terrorizmit (viti 2018/843) dhe rekomandimet e shqyrtuara të Grupit të Punës së Aksionit Financiar.

“Plani i përbashkët i veprimit për luftë kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor mes Komisionit Evropian dhe organeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si kornizë për veprim të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, në vazhdimësi zbatohet”, shtoi zëvendëskryeministri.

Marketing

Story i mëparshëm

Halili takon ministren Krifca: Shkëmbehen mundësitë për bashkëpunim në digjitalizimin e bujqësisë

Story i radhës

Disiplina dënon dhe gjobit Kukësin

Të fundit nga