Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropë”, e vizitoi Kampin e Skautëve në Strugë, ku janë investuar mjete nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Qeverinë, me të cilën është zbatuar projekti “Turizmi Aventuresk Rinor” me çfarë është rritur kapaciteti akomodues i Skuadrës Skaute “Kërste Jon”, që, ndërkaq, rezulton në një rritje të numrit të turistëve në rajon.
Me buxhet të përgjithshëm prej 17 milionë denarë, prej të cilëve 15 milionë denarë janë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria, ndërsa afërsisht dy milionë denarë të siguruara nga “Kërste Jon”, janë realizuar aktivitete të ndryshme me çfarë për 300 për qind është rritur numri i mysafirëve në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2023 me fokus të të rinjve dhe vizitorëve të huaj.
Siç theksoi Mariçiqi, përfitimet e projekteve të Bashkimit Evropian janë të shumta, reale dhe japin një pasqyrë të vërtetë se çfarë lloj të ardhmeje mund të krijojmë për gjeneratat e ardhshme, dhe investimi në projekte reale hap mundësi për të rinjtë dhe ndjeshëm kontribuon në promovimin e vlerave evropiane në shoqëri.
Struga dhe kampi skautist, shtoi ai, janë bërë të njohura si atraksioni kryesor turistik për turistët e rinj, aktivë dhe paraqesin një destinacion unik për aktivitete, manifestime dhe tubime të unioneve të skautëve nga Evropa.