Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot u takua me koordinatorin e përhershëm dhe përfaqësues të Programit për Zhvillim të KB-së në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigorian me çka kanë biseduar për mbështetjen nga ana e UNDP-së për realizim të projekteve të reformave.
“Kombet e Bashkuara (KB) dhe agjencitë e KB-së janë partner i yni me dekada në arritjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe arritjen e qëllimeve të reformave të cilat dalin nga prioritetet nacionale, për çka do të doja të shpreh mirënjohje të sinqertë”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq në fillim të takimit, njoftoi SÇE.
Mariçiq dhe Grigorian biseduan për rrjedhën e procesit të anëtarësimit, si dhe për reformat evropiane të cilat Qeveria i zbaton dhe në atë kontekst potencuan se bashkëpunimi me KB-në është shembull i shkëlqyer për mbështetje të donatorëve i cili i merr parasysh të gjithë faktorët relevantë si pushtetin nacional dhe lokal, organizatat civile, donatorët, sektorin privat, mediat edhe atë në procesin e planifikimit, si dhe në procesin e zbatimit të mbështetjes.
Në takim, Grigorian theksoi se prioritetet e KB-së për Maqedoninë e Veriut sipas Kornizës për Ndihmë Zhvillimore të KB-së 2021 – 2025 janë zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ekonomik dhe social, aktivitetet klimatike, resurset natyrore dhe menaxhimi me rrezikun nga katastrofat, sundimin transparent dhe me përgjegjësi demokratike, të cilët janë plotësisht në përputhje me prioritetet nacionale për zhvillim dhe anëtarësim të plotfuqishëm në BE.
Me zëvendëskryeministrin Mariçiq shkëmbyen mendime edhe rreth nevojave nga mbështetja nga ana e UNDP-së për realizim të projekteve për reforma dhe mundësi të tjera për intensifikimin e bashkëpunimit.
UNDP ka zbatuar mbi 200 projekte që nga pavarësia e vendit e deri më tani, të cilat kushtojnë mbi 66 milionë euro, edhe atë të financuara ose bashkë financuara bashkë me donatorë të tjerë, me çka kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, qëndron në kumtesën e SÇE-së.
Burimi: zhurnal.mk