Mariçiq: Agresioni rus në Ukrainë do të sjellë fatkeqësi, viktima dhe destabilitet në Evropë

February 26, 2022
1 minut lexim

Ne kemi qenë gjithmonë për zgjidhje diplomatike, bisedime dhe kundër luftës. Prandaj qëndrojmë me Ukrainën, duke besuar se ky agresion ushtarak i Rusisë do të sjellë fatkeqësi, viktima dhe destabilitet në Evropë, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE, në koordinim me aleatët, u rreshtua në anën e Ukrainës dhe ofroi ndihmë.

“Ne do të ndihmojmë me mundësitë dhe kapacitetet tona. Për ne është e rëndësishme që interesi ynë për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës dhe rajonit tonë të mbijetojë”, tha Mariçiç. Zëvendëskryeministri tha se kjo situatë do të ketë implikime për burimet në Evropë, por theksoi se rezervat shtetërore në vend janë në gjendje të mirë.

“Të gjitha problemet lidhur me furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje ishin të lidhura me këto dukuri. Por, me hapat e Qeverisë dhe me investimet nga buxheti për mbulimin e këtyre shpenzimeve, nuk kemi lejuar goditje të madhe çmimesh”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se rezervat shtetërore janë në gjendje të mirë dhe se qeveria po punon që të mos ketë ndërprerje në furnizimin me ngrohje dhe energji elektrike.

“Ne e parashikuam këtë krizë dhe bëmë përpjekje. Qeveria po monitoron situatën dita-ditës dhe po ndërmerr hapa me ndërhyrje direkte buxhetore që qytetarët të mos i ndjejnë pasojat”, tha Mariçiq.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident me motoçikletë/ Fier-Tepelenë, humb jetën një këmbësor. Plagoset një i dytë

Story i radhës

Ministri ukrainas: Banorëve të Kievit u janë shpërndarë 25,000 armë automatike

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë