Maria Sharapova bëhet nënë për herë të parë, publikon portretin familjar

July 16, 2022
1 minut lexim

Maria Sharapova është bërë nënë për herë të parë.

Ylli i tenisit njoftoi të premten se solli në jetë djalin e saj të parë me biznesmenin britanik Alexander Gilkes.

“Theodore VII•I•MMXXII”, ka shkruar atletja 35-vjeçare në një foto familjare në Instagram, duke zbuluar se djali i saj, Theodore, ka lindur më 1 korrik 2022. “Dhurata më e bukur, sfiduese dhe shpërblyese që mund të kërkonte familja jonë e vogël.”

Fansat dhe kolegët e tenistes ndanë urimet e tyre në komente.

Kampionia ruse e tenisit njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë në prill, ndërsa festonte ditëlindjen e saj të 35-të.

Gilkes i propozoi Sharapovës në dhjetor të vitit 2020 pas dy vitesh lidhje. Ai ka qenë më parë i martuar me mikeshën e Meghan Markle, Misha Nonoo në maj 2012, por u nda në 2016-ën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arta Bilalli: Hapet rruga për fillimin e negociatave

Story i radhës

Ferizaj shndërrohet në ekip të frikshme për Istogun dhe Kastriotin

Të fundit nga

ShkoLartë