Nuk ka pushim per Premier League, që më 26 dhjetor luan ndeshjet e radhës, ku spikat derbi i “Stamford Bridge” mes Chelsea dhe Fulham.
Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, shprehet se të tijtë janë gati për këtë përballje të radhës.
“Jemi në formë më të mirë se sa pritshmëritë tona për sa i përket mënyrës se si po luajmë dhe pikëve të grumbulluara. E rëndësishme tani është të shohim se si të përmirësojmë lojtarët dhe të përmirësojmë ekipin ndeshje pas ndeshje”, tha Maresca.
“Jemi të dytët por nuk jemi në garë për titull. Nuk ka të bëjë me presionin për lojtarët, për klubin apo për mua. Për mua ky është realiteti. Unë do të doja të kisha këtë lloj presioni dhe shpresoj se mund ta kemi së shpejti”, tha trajneri italian.
Më tej, Maresca shtoi: “Barazimi me Everton tregon se sa e vështirë është të fitosh Premier Legue. Ne kishim tre ose katër raste të pastra, nëse do të kishim shënuar, loja do të kishte ndryshuar. Por ne mund të kishim pësuar një gol. Pra, s’ka asgjë të sigurtë”.
“Realiteti thotë se ne jemi të dytët. Në 17 ndeshje, tabela ndoshta reflekton se ku janë skuadrat. Liverpool po bën një punë të shkëlqyer. Edhe Manchester City do të jetë në garë për titull. Ata janë në një moment që nuk i ka ndodhur kurrë më parë, por do të rikthehen”, tha Maresca.
Burimi: botasot.info